Frank Lampard do të jetë në qendrën stërvitore të Chelseat sot për ta drejtuar stërvitjen e skuadrës pasi është arritur marrëveshja për rikthimin e tij
Lampard u fotografua duke dalë nga shtëpia e tij pasi i është kërkuar që të marrë drejtimin e “Bluve” si kujdestar deri në fund të sezonit.
Chelsea avancoi në negociatat me Lampard të mërkurën pasdite duke çuar në besimin se ai mund të jetë në krye të skuadrës për ndeshjen e së shtunës kundër Wolves në Premier Ligë, e cila pasohet nga ndeshja e parë e një çerekfinaleje të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu” të mërkurën e ardhshme.
Ndërsa, sa i përket trajneri të ri afatgjatë, londinezët janë në bisedime me Julian Nagelsmann dhe Luis Enriquen.