Sot Kombëtarja e Anglisë në grupmoshat U21 ka larguar nga stoli, trajnerin Aidy Boothroyd.
Për shkak të rezultateve të dobëta dhe dështimit për t’i kualifikuar ‘Tre Luanët’ në Kampionat Europian, Boothroyd i ka dhënë fund aventurës si trajner i Anglisë.
Menjëherë kanë filluar spekulimet për trajnerin e ardhshëm të ‘Tre Luanëve’. Emri që më së shumti po përmendet është ai i legjendës së Chelseat, Frank Lampard.
Lampard shihet si zëvendësues ideal i Boothroyd. Kujtojmë që Lampard këtë vit u shkarkua nga detyra e trajnerit nga klubi i Bluve të Londrës, Chelsea.
Ai karrierën e menaxhimit e nisi te skuadra nga Championship, Derby County – ku në sezonin e parë luajti finalen e playoffit dhe ishte afër ta fuste atë në Premierligë.