Talenti i Lamine Yamal ka reaguar pas barazimit 0:0 të Spanjës ndaj Kepit të Gjelbër në ndeshjen e parë të Grupit H në Kupën e Botës 2026.
Yamal u rikthye në fushë pas një dëmtimi dhe luajti vetëm 19 minutat e fundit të takimit, në një ndeshje ku Spanja nuk arriti të marrë më shumë se një pikë ndaj debutuesve.
Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh i lumtur për rikthimin në fushë, pavarësisht rezultatit të ekipit.
“Ndeshja e parë e Kupës së Botës dhe morëm një pikë. E dimë që është një garë e gjatë dhe qëllimi është ende larg, por do të vazhdojmë të punojmë. Jam mirënjohës që u riktheva pas dëmtimit dhe falënderoj familjen time për mbështetjen,” shkroi Yamal.
Spanja tani do të përqendrohet te ndeshja e radhës kundër Arabisë Saudite, ndërsa edhe kjo e fundit e nisi turneun me barazim ndaj Uruguait, duke bërë që të katër skuadrat e Grupit H të kenë nga një pikë pas xhiros së parë.
D.L
