Ceremonia gala e Topit të Artë, që u zhvillua në Paris, filloi me një moment emocionues, kur Lamine Yamal, talenti i ri i Barcelonës, u shpall fitues i çmimit Kopa për lojtarin e ri më të mirë të sezonit. Ky çmim, i cili nderon lojtarët e rinj që kanë shkëlqyer në skenën ndërkombëtare, i jep Yamalit një vend të veçantë në historinë e futbollit.
Yamal, i cili spikati me paraqitjet e tij mbresëlënëse dhe golat e shumtë në radhët e Barcelonës, arriti kulmin e suksesit gjatë sezonit të kaluar me përfaqësuesen e Spanjës, ku luajti një rol kyç në fitimin e trofeut të kampionit në Evropian. “Është një nder që arrita ta marr këtë çmim. Ia dedikoj babait tim, nënës sime dhe gjyshes sime, të cilët kanë qenë gjithmonë atje për mua,” tha Yamal me emocion.
Ai vazhdoi të falënderojë stafin e Barcelonës, trajnerët e tij, përfshirë Luis de la Fuente, Xavi dhe Hansi Flick, duke theksuar se suksesi i tij është rezultat i punës së përbashkët. “Është krenari të jem në gjendje të thyj rekorde, falë shokëve të mi të skuadrës,” shtoi ai.
Duke reflektuar mbi historinë e fituesve të mëparshëm, Yamal përmendi se më i riu që kishte fituar këtë çmim ishte legjenda Ronaldo. “Shpresoj të kem një karrierë si e tij,” përfundoi ai, duke shprehur ambiciet e tij për të ardhmen.
Me këtë fitore, Lamine Yamal ka hapur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke treguar se është një nga yjet më të ndritshëm të futbollit të sotëm dhe një emër që do të ndihet për shumë vite të tjera./UBTNews/