Khloé Kardashian dhe Lamar Odom finalizuan divorcin në vitin 2016, tri vjet pasi ylli televiziv apeloi për divorc. Procedurat e divorcit u shtyen pasi Odom po përballej me mbidozë.
Para kësaj, lidhja e tyre e cila mori vëmendje të madhe, u nxit edhe më shumë nga abuzimi me substanca dhe dyshimet për pabesi ndaj tij.
Disa vite pas ndarjes së tyre, Odom foli hapur rreth 37-vjeçares, me të cilën filloi lidhjen në vitin 2009.
Duke folur rreth ish-bashkëshortes së tij në “Celebrity Big Brother”, që u transmetua më 3 shkurt, ish-basketbollisti i tha Todrick Hall se “shpresonte që ish-gruaja e tij do të ishte aty”. Ai shtoi: “Desha shumë ta shihja”.
Odom, i cili u shpreh se nuk do të ndihej i kënaqur nëse nuk do ta kishte edhe një shancë me Kardashian, foli edhe për tradhtinë në martesë.
“Kur bëni një zotim para Zotit, prisni ta përmbushni atë zotim, por unë nuk e bëra. Më shkatërron tani që nuk e bëra. Ndonjëherë, kur më jepet mundësia të flas për të, është paksa terapeutike dhe më mungon shumë ajo dhe familja e saj”, deklaroi ai.
Ai shprehu hapur dëshirën të ribashkohet me të.
“Dua të dalë me të dhe t’i kërkoj falje”, deklaroi ai.
Odom nuk është i vetmi që shprehu hapur emocionet e tij në lidhje me të. Edhe Kardashian në vitin 2015 i kishte thënë revistës Complex se ‘ai i mungon shumë’./UBTNews