Lakers arritën fitore të rëndësishme në derbin e Los Anxhelos, duke mundur Clippers me rezultatin 108-102, për të siguruar fitoren e gjashtë radhazi dhe për t’u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Luka Dončić ishte shënuesi më i mirë për Lakers me 29 pikë, ndërkohë që stoli kontribuoi me 36 pikë, duke e bërë të pavlefshme performancën e shkëlqyer të Kawhi Leonard, i cili realizoi 33 pikë për Clippers.
Ndërkohë, Cleveland vazhdon dominimin e tij, duke kryesuar si në Konferencën e Lindjes ashtu edhe renditjen e përgjithshme të NBA-së pas fitores 133-129 ndaj Portland, ku Hunter shkëlqeu me 32 pikë. Miami pësoi një disfatë zhgënjyese në shtëpi, duke u mundur 116-112 nga New York, ku Jalen Brunson ishte protagonist me 32 pikë. Kampionët e Boston fituan 110-103 ndaj Denver, me Brown që shënoi 22 pikë dhe Horford 19. Oklahoma vazhdon të kryesojë në Perëndim pas një ndeshje spektakolare ndaj San Antonio-s, që përfundoi 146-132, me Jalen Williams që mbylli me 41 pikë dhe Shai me 31 pikë.
Rezultatet e tjera të NBA-së:
- Boston – Denver: 110-103
- Cleveland – Portland: 133-129
- Indiana – Charlotte: 127-112
- Miami – New York: 112-116
- Orlando – Toronto: 102-104
- San Antonio – Oklahoma: 132-146
- Utah Jazz – New Orleans: 121-128
- Lakers – Clippers: 108-102
- Phoenix – Minnesota: 98-116