Tenistja kineze, Peng Shuai thotë se është e sigurt dhe është mirë përmes një videolidhje të dielën, deklaroi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Në një prononcim, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach foli me tenisten për 30 minuta.
“Ajo ishte mirë, gjë që ishte shqetësimi ynë kryesor”, thuhet në prononcim.

Peng, 35-vjeçare, u zhduk nga sytë e publikut për gati tre javë pasi ajo ngriti akuza për sulm seksual kundër një ministri të lartë kinez. Mungesa e saj shkaktoi shqetësim të gjerë, teksa yjet e sportit ndërkombëtar dhe qeveritë i bënë thirrje Kinës që të siguronte prova se ajo ishte e sigurt./UBTNews