UBT News

Lajm i mirë për Muriqin para ndeshjes me Marselle në Europa Ligë

Vedat Muriqi është e mundur që ta zëvendësojë Ciro Immobilen në fazën e sulmit, kur Lazio të përballet me Olympique Marseille në Europa League sonte në mbrëmje.

Ciro Immobile udhëtoi me skuadrën në Francë, por kapiteni është në dyshim për ndeshjen në “Stade Velodrome” dhe trajneri Maurizio Sarri duket se do t’i japë Muriqit mundësinë për të luajtur nga minuta e parë.

Felipe Anderson dhe Pedro pritet të kompletojnë treshen e sulmit, ndërsa Manuel Lazzari dhe Elseid Hysaj do të luajnë në krahët e mbrojtjes së skuadrës italiane, përcjellë KosovaPress.

Lazio renditet në vendin e dytë në grupin E të Europa League me katër pikë, tri më pak se Galatarasay në vendin e parë, kurse Marselle ka tri pikë në vendin e tretë, andaj të dy këto skuadra kanë nevojë për fitore për të vazhduar kështu luftën për një vendin në fazën e eliminimit direkt.

Exit mobile version