UBT News

Lajm i mirë për Muriqin, mund të startojë nga fillimi

Immobile e Leiva do të mungojnë ndeshjen e nesërme ndaj Zenitit, kjo pasi dy yjet e Lazios ishin lënë në listën rezervë, ku të njëjtën listë e kishin dërguar në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian.

Dy yjet e Lazios nuk e kanë marrë autorizimin prej UEFA-s për të luajtur sot dhe kjo është një mundësi e mirë e Vedat Muriqit që të fillojë nga minuta e parë, dhe të tregojë cilësitë e tij.

Ndeshjen e parë si titullar, sulmuesi shtatëlartë i Kosovës, Vedat Muriqi e ka zhvilluar të dielën ndaj Torinos, dhe gjasat janë shumë të mëdha që edhe nesër ai të jetë startues ndaj Zenitit./UBTNews

Exit mobile version