UBT News

Lajm i mirë për Liverpoolin, rikthehen tre lojtarë në stërvitje

Liverpooli ka mirëpritur rikthimin e treshes Virgil van Dijk, Fabinho dhe Curtis Jones në skuadër pasi këta të fundit kanë përfunduar vetizolimin për shkak të Covid-19.

Treshes në fjalë iu është dhënë drita e gjelbër për t’u rikthyer në stërvitje, pasi që periudha e tyre prej shtatë ditëve në vet-izolim ka përfunduar.

Van Dijk, Fabinho dhe Jones testuan pozitiv me Covid-19 pas fitores me rezultat 3:1 kundër Newcastle, kështu duke e humbur ndeshjen e fundit kundër Tottenham në të cilën “Të Kuqtë” barazuan me rezultat 2:2.

Ndeshja e radhës e Liverpoolit kundër Leeds United është pezulluar, ku tani Klopp do të ketë në dispozicion Van Dijk, Fabinho e Jones, dhe katër ditë për tu përgatitur për ndeshjen kundër Leicester United më 28 dhjetor.

Në anën tjetër, mesfushori Thiago Alcantara nuk do të paraqitet kundër Leicester për shkak se është ende në vet-izolim.

Exit mobile version