Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se është hapur aplikimi për Pagesa Direkte Subvencione 2023. Peci në Facebook ka shkruar se aplikimi zgjat 30 ditë kalendarike dhe fillon nga sot.
“Sa i përket aplikimit për kulturat me sipërfaqe të cilat duhet të digjitalizohen, më lejoni që t’iu informoj se aplikimi fillon nga data 17.03.2023, për arsye të ndryshimeve të nevojshme në sistemin për digjitalizimin e parcellave (LPIS); me qëllim të rritjes së transparencës dhe meritokracisë”, ka shkruar ndër të tjera Peci.