Skuadra londineze, dhe lideri aktual i Premier Ligës ka pranuar sot një lajm jo të mirë sa i përket lëndimit të sulmuesit, Gabriel Jesus.
Jesus pësoi një lëndim në gju në fitoren e Kamerunit 1:0 kundër Brazilit, ku u detyrua të largohej nga fusha për tu zëvendësuar nga Pedro.
Tani është mësuar shkalla e lëndimit të Jesus, ku ylli i Arsenalit pritet të mungojë për disa muaj.
Bëhet e ditur se Jesusit do t’i nevojitet që t’i nënshtrohet operimit në gju, pasi që lëndimi është më serioz se sa që pritej.
Jesus mund të mungojë deri në tre muaj.