Futbolli shqiptar ka humbur një tjetër vlerë dhe ikonë me ndarjen nga jeta të Hajro Leskaj, ish-futbollistit të njohur dhe gjyqtarit të FIFA-s. Ai ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në botën e sportit, ku pasioni për futbollin ishte aleat i tij gjatë gjithë jetës.
Hajro Leskaj është njohur për kontributin e tij të madh te klubi i Partizanit pas viteve ’70, ku shërbeu si një lojtar i shkëlqyer. Përgatitja e tij fizike e jashtëzakonshme, shpejtësia dhe instikti i ndihmuan atij të shquhej si një nga lojtarët më të mirë të asaj kohe. Pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar, Leskaj e vazhdoi karrierën e tij si gjyqtar, duke drejtuar ndeshje në Kategorinë e Parë dhe duke përfaqësuar Shqipërinë në ndeshje ndërkombëtare deri në moshën 50-vjeçare.
Ai la pas kujtime të bukura dhe fitore të shumta, por mbi të gjitha, respektin e kolegëve dhe tifozëve për profesionalizmin e tij dhe vlerat njerëzore që ka treguar gjatë gjithë karrierës. Ndërsa sporti shqiptar e ndien thellësisht këtë humbje, kujtimi i Hajro Leskaj do të vazhdojë të jetojë në zemrat e atyre që e njohën dhe e vlerësuan. /UBTNews/