UBT News

Lajm fantastik për Arsenalin, Jesus rikthehet në stërvitje

Skuadra e Arsenalit ka marrë një lajm fantastik para ndeshjes në Ligën e Evropës kundër Sporting Lisbonës, pasi që Gabriel Jesus është rikthyer në stërvitje pas një koha të gjatë të rikuperimit nga lëndimi në gju.

Jesus ka qenë pjesë kyçe e Arsenalit në fillim të sezonit aktual, por pësoi lëndim në gju në Kupën e Botës me Brazilin, lëndim ky i cili e detyroi t’i nënshtrohet operimit në muajin dhjetor.

Ndërkaq, sot Jesus u stërvit me lojtarët e tjerë të “Topçinjve”, kështu duke iu afruar rikthimit të shumëpritur në fushat e gjelbra.

Exit mobile version