Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka folur për takimin në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq.
Ai tha se takimi, që për Kurtin ishte i pari, nuk ishte i lehtë, por se ka rëndësi.
“Nuk ishte takim i lehtë, por ishte i rëndësishëm që ndodhi. Të dy liderët i dhanë qëndrimet e tyre se çka duan nga dialogu. Ajo çka është e rëndësishme për BE-në është se të dy liderët konfirmuan se s’ka rrugë tjetër, përveç normalizmit në mes Kosovës dhe Serbisë”