Lady Gaga zbulon se përjetoi thyerje emocionale kur u dhunua seksualisht në moshën 19-vjeçe, periudhë pas së cilës ngeli shtatzënë.
Lady Gaga tha se ishte 19-vjeçare kur u dhunua nga një producent muzikor, i cili e kishte kërcënuar se do t’ia digjte krijimtarinë e saj muzikore nëse nuk do të zhvishej. Artistja deklaroi se pas kësaj periudhe të tmerrshme, ajo u sëmurë dhe po vjellte. Vite më vonë, ajo përjetoi shpërthim psikotik dhe ishte në “paranojë” si rezultat i traumës.
Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, ndau këtë përvojë të dhimbshme në episodin e parë të serisë “The me you can’t see”, ku flitet për stigmën rreth shëndetit mendor. Këngëtarja shpërtheu në lot teksa po e përshkruante dhunën që i ndodhi në fillimet e hershme të saj në industrinë e muzikës.
“Isha 19-vjeçare dhe po punoja në këtë biznes, dhe një producent më kërkoi “t’i zhvishja rrobat”. Unë i thashë jo dhe më thanë se do të ma shkatërrojnë të gjithë krijimtarinë muzikore. Dhe nuk po ndaleshin. Unë u shtanga dhe mua.. Mua s’më kujtohet asgjë”, deklaroi ajo.
Tani 35-vjeçarja thotë se nuk do ta bëjë të ditur emrin e personit që e kreu këtë akt të tmerrshëm.
Artisja foli publikisht për këtë eksperiencë të saj, në vitin 2014, si dhe e adresoi në këngët e saj sikurse “Swine” dhe “Til it happens to you”, që është kolonë zanore e “The Hunting Ground”, një dokumentar ku flitet për dhunën seksuale në kampuset e kolegjeve amerikane, dhe u nominua për një çmim Oscar në vitin 2016./UBTNews