Pavarësisht se është një nga njerëzit më të famshëm në planet, Lady Gaga i pëlqen ta mbajë rrethin e saj të vogël.
Fituesja 13-herë e Grammy së fundi në një intervistë e pranoi se i pëlqen të kalojë “kohë vetëm”.
“Unë me të vërtetë jam e interesuar të jetoj më shumë një jetë të vetmisë”, i tha ajo revistës, Wallpaper, përcjell UBT News.
“Me të vërtetë është bukur të kesh kohë të jesh vetëm, dhe të jesh e shtrirë, dhe ta dish që je mjaftueshëm. Do të doja t’ja tregoja këtë vetes sime më të re”.
“Kur isha më e re, kalova shumë kohë vetëm duke shkruar muzikë”, vazhdoi ajo, duke shtuar, “por sa më e suksesshme që u bëra, aq më shumë ndjehesha sikur kisha nevojë për njerëz të tjerë për të më thënë që isha e shkëlqyeshme”.
“Në të vërtetë nuk kaloj shumë kohë në Hollywood. Mund të dukem sikur bëj sepse ndonjëherë ndodh sezoni i çmimeve dhe ju më shihni në qilima të kuq. Por unë jam shumë kohë në shtëpi duke punuar. Kjo është gjëja që më bën vërtet të lumtur”.
Nuk është hera e parë që këngëtarja e njohur foli për famën.
Më 2016 në Londër, ajo u tha fansave se paratë, bukuria dhe statusi i saj “e kanë vënë në një piedestal”.
“Unë kam udhëtuar në botë dhe kam parë njerëzit më të lumtur në pjesët më të varfra të botës. Vlerat e tyre janë të paprekura. Në shtëpitë më të pasura takoj njerëzit më të trishtuar dhe më të dëshpëruar”, kishte thënë ajo për The Guardian./UBTNews/