Gaga thotë se ajo ishte shpesh e sëmurë nga një përzierje e ‘ankthit, lodhjes, traumës, rraskapitjes, angazhimit dhe dashurisë’ ndërsa punonte në filmin e Ridley Scott.
Megjithatë, ajo vetë ka treguar për disa aspekte të tjera të rolit, duke përfshirë ndikimin e tij në mirëqenien e saj mendore.
Në një intervistëme Hollywood Reporter, Gaga tha se ajo u prek nga trauma e botës reale gjatë luajtjes së rolit, duke u mbështetur në teknikën e aktrimit të Stanislavskit që përfshin rishikimin e kujtimeve shqisore nga një ngjarje emocionale.
Duke zgjeruar pretendimet e saj se ajo “jetoi” si personazhi i saj gjatë xhirimeve – madje duke folur me një theks italian për nëntë muaj – ajo shton se linjat midis përvojave të saj dhe Patrizias filluan të mjegullohen. Duke kujtuar një rast të tillë, ajo thotë: “Është një skenë ku përplas një qiri të ndezur nëpër dhomë dhe mbaj mend që i dhashë Salmës (Hayek) një atak në zemër atë ditë”.
“Unë po shpërbëhesha ashtu si Patrizia. Kur them se nuk e kam thyer karakterin, disa prej tyre nuk kanë qenë me zgjedhje”.
Me sa duket, Ridley Scott ndërhyri pas skenës në fjalë, i shqetësuar për efektin që performanca e Gaga-s po kishte në shëndetin e saj mendor.
Gaga tregoi se Scott i kishte thënë që të mos e traumatizonte veten.
Në një pjesë tjetër të intervistës, ajo flet për intensitetin e të luajturit Patrizia Reggianin, rol që ndonjëherë e bënte të sëmurë fizikisht. Në shumicën e ditëve gjatë prodhimit, ajo zgjohej rreth orës 3 të mëngjesit për të filluar përgatitjen për rolin. Shpesh, kur zgjohej, ajo vjellte nga një përzierje e “ankthit, lodhjes, traumës, rraskapitjes, angazhimit dhe dashurisë”.
Ajo shtoi se në fillim e kishte bezdi të fliste për përvojen e saj të aktrimit, megjithëse pëlqen të tregoj për to. “Unë jam një romantike kur bëhet fjalë për artin. Kam pasur një marrëdhënie romantike me personazhin tim, Patrizia. Kam pasur një marrëdhënie romantike me skenarin dhe jam futur në atë botë”./UBTNews/