UBT News

Lady Gaga thotë se i ka besuar Bradley Cooper-it para se ta merrte rolin në “House of Gucci”

Këngëtarja dhe aktorja, Lady Gaga e merr parasysh mendimin e kolegut të saj, Bradley Cooper.

35-vjeçarja në një intervistë tha se ajo kërkoi këshilla nga Cooper, para se të merrte rolin e saj në “House of Gucci”.

Gaga shpjegoi se pas suksesit të saj në filmin e vitit 2018 “A Star Is Born”, ku luajti përkrah Cooper, ajo “lexoi shumë skenarë dhe foli me shumë regjisorë të ndryshëm”. Ajo tha se foli me të edhe rreth filmit “House of Gucci” për të marrë mendimin e tij.

“Bradley Cooper ma besoi rolin e Ally Maine në filmin “A Star Is Born”. Ishte suksesi i bashkëpunimit tonë artistik që më solli këtu ku jam sot. I kam besuar atij për vite të tëra dhe gjithmonë e kam vlerësuar mbështetjen dhe këshillat e tij, mendimet e tij për përpjekjet e mia në të ardhmen”, deklaroi ajo.

Gaga është vlerësuar për performancën e saj si Patrizia Reggiani në “House of Gucci”, duke marrë edhe çmimin si “Aktorja më e mirë” nga Rrethi i Kritikëve të Filmit në New York./UBTNews

Exit mobile version