UBT News

Lady Gaga kritikohet pas bashkëpunimit me Pfizer

Lady Gaga po përballet me kritika pasi u bashkua me Pfizer për të promovuar ilaçin kundër migrenës, Nurtec.

Partneriteti i këngëtares me gjigantin farmaceutik u prit me një përgjigje të ashpër nga fansat, të cilët kritikuan reklamën  dhe akuzuan atë se i interesojnë vetëm paratë.

“Vajzë, çfarë dreqin të ka ndodhur që je kështu dhe të interesojnë veç paratë asgjë tjetër? Personi që thoshte “I urrej paratë” në 2009”, komentoi një person.

“Si ka mundësi që ajo do bashkëpunonte për këtë ilaç? Kjo është e paarsyeshme”, shtoi një tjetër.

“Kujdesi shëndetësor është një e drejtë njerëzore, jo një mall për t’u shfrytëzuar për hir të lakmisë dhe pasurisë. E di që je e dhembshur, inteligjente. Shpresoj se do ta tregosh këtë përmes mënyrave që përdorë platformën dhe privilegjin për të ecur përpara. Kjo nuk është ajo“, shkroi një tjetër./lapsi.al/

Exit mobile version