Aktorja dhe këngëtarja thotë se ka folur me theksin e Patrizia Reggianit për nëntë muaj, madje edhe jashtë kamerës, përcjell UBT News.
“Kanë tre vjet që kam filluar të punoj për të”, tha ajo për British Vogue. “Dhe unë do të jem plotësisht e sinqertë dhe transparente: kam jetuar si ajo (Reggiani) për një vit e gjysmë”. Sipas këngëtares, ajo madje vazhdoi jetën si personazhi edhe kur kamera pushoi së xhiruari. “Unë kurrë nuk u ndala, unë qëndrova me të”.
Ndër të tjera, kjo përfshinte edhe të folurit me një theks italian për plot nëntë muaj, dhe sado pak imitimin e jetës së Reggiani-t.
“Kam marrë kamerën time kudo që shkoja. Vura re që Patrizia i pëlqente gjërat e bukura. Nëse diçka nuk ishte e bukur, e fshija”.
Duke qenë se Gaga hyri aq thellë në rol, nuk është shumë e habitshme se ajo kishte “disa vështirësi psikologjike” në fund të xhirimeve, teksa u rishfaq në botën reale, transmeton UBT News.
“Unë isha ose në dhomën time të hotelit, duke jetuar dhe duke folur si Reggiani, ose isha në xhirime, duke jetuar dhe duke folur si ajo”, tha ajo. “Mbaj mend që dola në Itali një ditë për të shëtitur. Kisha rreth dy muaj që nuk kisha bërë një shëtitje dhe më kishte zënë paniku. Mendova se isha në një set filmi”.
Në film, Gaga luan përballë Adam Driver si Maurizio Gucci i cili u qëllua për vdekje nga një vrasës me pagesë në vitin 1995. Reggiani u dënua për orkestrimin e atentatit dhe kreu 18 vjet burg.
Edhe pse Reggiani tani është një grua e lirë, Gaga nuk u përpoq kurrë ta konsultonte atë për rolin. Ajo tha se donte të i’u qasej filmit me një “kuriozitet që zotëronte një shpirt gazetaresk, në mënyrë që të mund të lexoja mes rreshtave se çfarë po ndodhte në skenat e filmit”.
“Do të thotë se askush nuk do të më tregonte se kush ishte Patrizia Gucci. As Patrizia Gucci”, përfundoi ajo./UBTNews/