Para se të bëhej e njohur si Lady Gaga, Stefani Germanotta filloi karrierën e saj të aktrimit me një rol në në serialin “The Sopranos” në vitin 2001. Gaga u shfaq në episodin e nëntë të sezonit të tretë, i titulluar “The Telltale Moozadell”.
Së fundi në një intervistë për Entertainment Weekly’s Awardist, ajo e sheh performancën e saj të para 20 viteve me një sy kritik. Ajo thotë se kur e sheh atë skenë të atij seriali, e di saktësisht ku ka gabuar.
“Kur e shoh atë skenë, e di saktësisht ku kam gabuar. Nuk dija të dëgjoja në një skenë. Vetëm qeshja.. Madje s’ishte buzëqeshje reale”, shpjegoi ajo.
Megjithatë, ajo ende beson se ai rol dhe ajo eksperiencë i kanë ndihmuar asaj në fushën e aktrimit./UBTNews