Ylli Lady Gaga u emocionua gjatë fjalimit të aktores amerikane, Halle Berry, në ceremoninë e 27-të të “Critics Choice Awards”.
35-vjeçarja u pa duke qarë teksa Berry po adresonte fjalimin emocionues gjatë pranimit të çmimit “SeeHer”, duke u bërë thirrje që gratë të rrëfejnë storiet e grave.
“[Tregimi] mund të ngrejë vetëdijen tonë dhe të na ndihmojë të mendojmë jashtë vetes dhe rrethanave tona individuale. E kuptova se ne me të vërtetë duhet të shohim realitetin e njëri-tjetrit – pavarësisht se sa i pakëndshëm është realiteti – në mënyrë që të ndalojmë së gjykuari dhe të ndalojmë së drejtuari gishtat, por të gjejmë dhembshuri dhe ndjeshmëri për të tjerët”, deklaroi Berry gjatë pranimit të çmimit.
“Unë kam qenë në biznes për 30 vjet dhe kam menduar se nëse mund të luaja rolin e një njeriu të bardhë, atëherë do të fitoja. Por e dini çfarë, doni të dini pse nuk funksionoi? Sepse, nëse nuk e dinit, unë nuk jam burrë i bardhë”, tha Berry ndërsa ajo qeshi. “Pra, që ato role të funksionojnë, ato duhet të ndryshohen në thelb. Do të duhej të shkruhet me realitetin e rrugëtimit tim, me gjithë bukurinë dhe dhimbjen e tij”.
Vazhdoi Berry, “Kjo është arsyeja pse unë jam kaq mirënjohëse që qëndroj dhe jetoj në këtë moment ku gratë po ngrihen dhe ne po tregojmë historitë tona“./UBTNews/