Sadio Mane ka dhënë intervistën e tij të parë pas largimit nga Liverpooli drejt gjigantit gjerman, Bayern Munich.
Mane ka pranuar se ka refuzuar interesimin nga diku tjetër për t’u bashkuar me Bayern Munich.
Largimi i sulmuesit nga Liverpool te kampionët e Bundesligës duhet ende të konfirmohet zyrtarisht – megjithatë ai ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane BILD pasi i është nënshtruar testeve mjekësore dje.
Mane ka refuzuar mundësinë për të vazhduar kontratën e tij në Anfield për t’iu bashkuar Bayernit.
Reprezentuesi Senegali zbuloi se ishte i emocionuar sapo dëgjoi se skuadra e Julian Nagelsmann ishte e interesuar.
“Kur agjenti im më tha për herë të parë për interesimin e Bayernit, u emocionova menjëherë. E pashë veten aty menjëherë. Është një nga klubet më të mëdha në botë dhe ekipi është gjithmonë duke luftuar për çdo titull. Kështu që për mua ishte një ide shumë e mirë dhe vendimi i duhur të vija këtu”, tha Mane për “BILD”.
“Agjenti im më tha se kishte pyetje nga klube të tjera. Kjo është pjesë e biznesit. Por e kisha ndjenja të mira kur Bayerni më prezantoi planin e tij. E gjeta veten në planin e Bayernit më shumë se kudo tjetër”, shtoi më tej ylli senegalez.
Mane fitoi çdo trofe të mundshëm gjatë gjashtë viteve të tij në Liverpool. Kjo përfshinë Ligën e Kampionëve në vitin 2019, ndërsa paraqitja e tij e fundit ishte një humbje ndaj Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve, në Paris në muajin e kaluar.