UBT News

La Liga rikthehet me takime interesante

Download-wallpapers-LaLiga-glitter-logo-football-leagues-.jpg

La Liga spanjolle rikthehet sot me disa ndeshje interesante, në kuadër të programit të ditë së martë të xhiros së 16.

Ndeshja më interesante do t’i takojë Sevillas me Villarealin. Pas 13 xhirosh, Sevilla ka arritur të regjistrojë shtatë fitore, dy barazime dhe katër humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e gjashtë, me gjithsej 23 pikë.

Kurse, skuadra e Villarealit, janë duke kaluar nëpër një formë tejet të mirë, ku pas 15 ndeshjeve, pozicionohen të katërtit në tabelë, me gjashtë fitore, tetë barazime dhe vetëm një humbje, kështu duke arkëtuar 26 pikë.

Programin e plotë së bashku me orar të ndeshjeve e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

17:00 | Sevilla – Villareal | Stadiumi: Ramon Sanchez-Pizjuan

19:15 | Barcelona – Eibar | Stadiumi: Camp Nou

21:30 | Cadiz CF – Valladolid | Stadiumi: Nuevo Estadio Ramon de Carranza

21:30 | Levante – Betis | Stadiumi: Estadio Ciutat de Valencia

Exit mobile version