UBT News

La Liga, këto janë ndeshjet e sotme

La Liga spanjolle rikthehet sot me tri ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 11 të sezonit të ri 2021/22, ku skuadra e Athletic Bilbaos do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër Espanyol.

Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe skuadra e Villarrealit, e cila e pret në shtëpi Cadizin, përcjell KosovaPress.

Pas 10 xhirove të zhvilluara, tabelën e La Ligas e kryeson Real Sociedadi me 21 pikë, një më shumë se Real Madridi dhe Sevilla në pozitat dy dhe tre, kurse Top 4 e mbyll kampioni aktual Atletico Madridi me gjithsej 18 pikë.

Në anën tjetër, Alaves me gjashtë pikë, Levante me pesë sosh, dhe Getafe me vetëm dy pikë, pozicionohen në pozitat e fundit të tabelës.

Ndeshjet e programit të sotëm në La Ligan spanjolle i gjeni më poshtë.

19:00 Alaves – Elche (Stadiumi Mendizorrotza)

21:00 Espanyol – Athletic Bilbao (Stadiumi RCDE)

21:30 Villarreal – Cadiz CF (Stadiumi La Ceramica)

Exit mobile version