UBT News

La Liga e pamëshirëshme, Barcelona përsëri “ndëshkohet”, Real Madridi i paprekshëm

Kryesia e La Ligës njoftoi kufizimet e reja të pagave për klubet spanjolle pas përfundimit të afatit kalimtar dimëror dhe sërish Barcelona është ajo që e “pëson”.

Vitin që lamë pas, blaugranasit mund të shpenzonin 648 milionë euro për paga, kurse këtë verë ajo u ul në 270 milionë e nga dje është vetëm 204 milionë euro. Barcelona prej vitesh ka probleme të mëdha financiare, ndaj pritet kjo rënie.

Ndërkaq buxheti i pagave te Real Madridi nuk ka ndryshuar në krahasim me fillimin e sezonit dhe arrin në 727 milionë euro brenda vitit.

Përpara Barcelonës renditet Atletico e Madridit, kufiri i të cilës është rritur nga 296 në 303 milionë euro.

Në rregullat e ligës spanjolle në lidhje me kufijtë e buxhetit të pagave thuhet se Barcelona mund të shpenzojë më shumë para nëse rrit të ardhurat dhe 50 për qind e parave nga këto të ardhura mund të shpenzohen për paga, kështu që drejtuesit e Barcelonës kanë një verë të re plot shqetësime dhe matematika./UBTNews/

Exit mobile version