Diskutimet mes gjyqtarëve spanjollë dhe kolegëve të tyre të VAR-it do të jenë të gatshme së shpejti pas çdo dite ndeshjeje, për garat që e kanë sistemin e VAR-it.
Kjo është bërë e ditur nga La Liga dhe Federata Spanjolle e Futbollit sot përmes një deklarate. Kjo iniciativë, tashmë e testuar në Superkupën e Spanjës, do të ofrohet nga ndeshja e 20-të e La Ligas dhe ndeshja e 22-të e Kategorisë së Dytë, në mes të janarit.
La Liga thotë se pamjet do të shpërndahen nëpërmjet operatorëve zyrtarë të garave, dhe do të kenë të bëjnë vetëm me regjistrime, audio dhe video, kur të bëhet rishikimi i lojës në monitor në fushë. Përmes këtij projekti, La Liga kërkon të bëjë arbitrimin sa më transparent në futbollin profesionist dhe dëshiron të promovojë një kuptim më të mirë të vendimeve të arbitrimit nga shikuesit.