Ylli i Brooklyn Nets, Kyrie Irving kërkoi falje të enjten mbrëma për postimet e tij në lidhje me një dokumentar që u kritikua si antisemitik, duke thënë se ai merr përgjegjësinë e plotë për vendimin e tij për të ndarë atë përmbajtje me afro pesë milionë ndjekësit e tij.
Ylli i NBA kërkoi falje përmes llogarisë së tij në Instagram disa orë pasi Nets njoftoi për suspendimin e tij nga pesë ndeshje.
“Për të gjitha familjet dhe komunitetet hebreje që janë lënduar dhe prekur nga posti im, më vjen thellësisht keq që ju kam shkaktuar dhimbje dhe ju kërkoj falje”, shkroi mes tjerash Irving.
Irving u dënua javën e kaluar nga pronari i Nets, Joe Tsai dhe NBA për postimin e tij në Twitter të një lidhjeje me filmin e vitit 2018 “Hebrews to Negroes: Wake Up Black America”, i cili bazohet në librin e Ronald Dalton dhe ka qenë i cilësuar si antisemitik nga grupet e të drejtave civile./UBTNews/