UBT News

Kylie pretendon se u kërcënua nga Blac Chyna dhe se ajo u përpoq të vriste vëllaun e saj

Kylie Jenner ka pretenduar se Blac Chyna e kishte kërcënuar atë me mesazhe, dhe se e njëjta ishte përpjekur të vriste vëllaun e saj, Rob Kardashian.

Themeluesja e Kylie Cosmetics foli të hënën gjatë betejës gjyqësore në vazhdim me Blac Chyna, duke dëshmuar se ajo kujton se e pa vëllain e saj menjëherë pas përleshjes së tij me Chyna në dhjetor të vitit 2016, ku ai pretendoi se Chyna e kishte kërcënuar me armë.

“Ai përdori fjalët: “Ajo po përpiqej të më vriste mua”, tha Jenner në një gjykatë në Los Anxhelos.

Ajo tha se vëllai i saj i tha se po luante videolojëra kur Chyna shkoi pas tij dhe i vendosi një kabllo të iPhone rreth qafës.

Jenner – e cila më parë ishte në lidhje me Tyga-n që është ish i dashuri i Chyna-s – gjithashtu dëshmoi se dikur kujton se u zgjua me mesazhe kërcënuese nga Chyna.

“Ajo më dërgoi një disa emoji djalli dhe më tha se, ‘po numëronte ditët’ për të më rrahur”, dëshmoi Jenner.

Kur u pyet nga avokatja e Chyna-s, Lynne Ciani, pse ajo nuk i raportoi kërcënimet në polici, Jenner u përgjigj: “Unë e mora atë si një kërcënim bosh”.

Ajo shtoi se Tyga i tha se Chyna kishte probleme me drogën dhe alkoolin dhe gjithashtu i tregoi asaj për një incident kur Chyna dyshohet se përdori një thikë dhe e preu atë në krah.

“Unë supozova se ajo ndoshta ishte nën ndikimin e drogës”, tha Jenner, kur u pyet përsëri pse nuk i raportoi tekstet kërcënuese tek autoritetet.

Gjatë dëshmisë së saj, Jenner pranoi se ishte pak e mërzitur kur mësoi në internet se vëllau i saj u fejua me Chyna-n.

“Unë në fakt isha e lumtur për vëllain tim, por në të njëjtën kohë isha kurioze se si do të shkonin gjërat me Chyna-n” tha ajo. “Unë në fakt doja të isha në raporte të mira me Chyna-n. Kalova shumë kohë me djalin e saj. Pavarësisht gjithçkaje, doja që të funksiononte me vëllain tim”.

Jenner shtoi se nuk mendonte se Chyna e donte vërtet vëllanë e saj për shkak të kërcënimeve fizike që sipas saj, Chyna ia kishte bërë vëllaut të saj.

“Unë thjesht nuk e di se si mund ta duash dikë dhe t’ia bësh atë”, tha Jenner, duke iu referuar sherrit të dhjetorit të vitit 2016. “Kështu që mendova se ishte fallco”./UBTNews/

Exit mobile version