UBT News

Kylie Jenner thotë se partneri i saj nuk ishte në dijeni për viktimat e “Astroworld”

Reperi amerikan, Travis Scott po përballet me probleme ligjore pasi tetë persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar pas një përplasjeje në festivalin e tij “Astroworld” në Teksas.

Në një deklaratë për shtyp duke njoftuar padinë, avokati i Teksasit, Thomas J. Henry, deklaroi se Scott dhe Drake (performanca e të cilit ishte befasi për fansat), vazhduan të performonin edhe kur automjetet u përpoqën të depërtonin nëpër turmë për të ndihmuar ata që ishin lënduar dhe të tjerët kërkuan që shfaqja të ndalej.

Ndaj këtyre akuzave u përgjigj partnerja e reperit Scott, modelja amerikane, Kylie Jenner, e cila tha se “nuk ishin në dijeni për viktimat deri pas përfundimit të performancës”. Kylie, e cila e ndoqi këtë koncert me vajzën e tyre 3-vjeçare, Stormi, insistoi se ata nuk e panë këtë tragjedi.

“Dua ta sqaroj se ne nuk ishim në dijeni për viktimat derisa lajmi rrodhi pas performancës, dhe asnjëherë s’do ta vazhdonin performancën. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet në këtë kohë të vështirë dhe lutem që të shërohet ata që janë të prekur nga kjo ngjarje”, shkroi ajo në një storie në Instagram, duke shtuar se ‘janë të thyer dhe të shkatërruar nga kjo ngjarje’.

Njëri nga të lënduarit, Kristian Parede, ka akuzuar reperët Scott dhe Drake se nxitën turmën. Madje ai ka kërkuar dëshpërblim prej 1 milion dollarë./UBTNews

Exit mobile version