UBT News

Kylie Jenner thotë se linja e re e produkteve “Kylie Baby” është “testuar dhe miratuar” nga e bija e saj

Kylie Jenner Says New Kylie Baby Skincare Line Is 'Stormi Tested and Approved' https://www.instagram.com/p/CUGnqQkpJEX/

Vajza e Kylie Jenner, Stormi i zgjati dorën e ndihmës të ëmës së saj në linjën e re të produkteve të “Kylie Baby”.

Të martën, modelja 24-vjeçare njoftoi lansimin e linjës së produkteve “Kylie Baby”, një linjë për kujdes ndaj lëkurës dhe flokëve për foshnjet dhe fëmijët e vegjël. Ajo njoftoi se këto produkte janë “testuar dhe miratuar” nga vajza e saj 3-vjeçare.

“Unë e di që ne të gjithë duam më të mirën absolute për fëmijët tanë, kështu që lansimi i kësaj linje plotësisht vegane dhe hipoallergjike ishte shumë personale për mua! Jam shumë krenare me këto produkte dhe mezi po pres t’i ndajë me ju dhe familjet e juaja”, shkroi ajo krahas fotografisë me të bijën.

Produktet do të jenë në treg nga 28 shtatori. Ato përmbajnë shampo, kondicioner, locion trupi dhe sapun me fluska./UBTNews

Exit mobile version