UBT News

Kylie Jenner rikthehet në Instagram pas shtatë javësh pas tragjedisë në “Astroworld”

Kylie Jenner u rikthye në rrjetet sociale pas shtatë javësh pas tragjedisë në “Astroworld”, festivalin e partnerit të saj, Travis Scott, në muajin nëntor.

Jenner ndau një postim rreth cover-it të këngës “Jingle Bells” nga e ëma e saj Kriss Jenner me Kourtney Kardashian dhe të fejuarin e saj, Travis Barker.

“Gëzuar natën e Krishtlindjeve”, ka shkruar në postim të premten themeluesja e Kylie Cosmetics, shkruan Page Six.

Hera e fundit kur Jenner postoi në Instagram ishte në fillim të muajit nëntor, kur përcolli një ndeshje bejsbolli me të bijën Stormi dhe motrën e saj, Kendall Jenner./UBTNews

Exit mobile version