Kylie Jenner dhe Jordyn Woods po i japin një tjetër shans miqësisë së tyre pas dramës me ish të dashurin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson.
Ish-shoqet, të dyja 25-vjeçare, u panë së bashku për darkë në një restorant sushi në Los Anxhelos të shtunën në mbrëmje, sipas fotove të marra nga Daily Mail. Të dyja dukeshin në humor të mirë.
Dyshja u pa edhe në të njëjtën makinë pas darkës së tyre.
Ribashkimi i papritur vjen katër vjet pasi Jenner ndërpreu lidhjet me shoqen e saj pas puthjes që ndodhi mes Woods dhe Thompson, 32 vjeç, në shkurt 2019./UBTNews/