Kylie Jenner mori një shtresë tjetër mbrojtjeje pasi një gjykatës urdhëroi një fans të fiksuar që të qëndronte larg saj për 5 vjet.
Kylie është ndjekur nga një djalë që është shfaqur në shtëpinë e saj në Holmby Hills gjatë vitit të kaluar. Ai u arrestua në dhjetor pasi shkeli një masë të përkohshme ndalimi duke shkuar në shtëpinë e saj dhe duke i’u afruar portës.
Avokati i Kylie-t, Shawn Holley, paraqiti dokumente ligjore për ta bërë të përhershëm urdhrin e ndalimit dhe gjykatësi e aprovooi, kështu që fansit i ndalohet të shkojë pranë Kylie-t ose ta ngacmojë atë.
Ky nuk është i vetmi fans i fiksuar me të cilën ka pasur problem Kylie. Një tjetër djalë u shfaq pranë shtëpisë së saj, me lule në dorë, për t’i propozuar asaj martesë. Megjithatë, ai përfundoi gabimisht në pronën e një fqinji dhe u arrestua për kundërvajtje.
Të gjitha motrat Kardashian-Jenner kanë pasur probleme me fansat e fiksuar, ku disa prej tyre madje kanë hyrë në shtëpitë e tyre./UBTNews/