Kylie Jenner së fundi ka pranuar se nuk editon më asnjë nga fotot e saj në Instagram, të paktën jo siç ka bërë kur ishte më e re.
Gjatë episodit të “The Kardashians”, ajo u ul me Khloé dhe Kourtney për të folur se si familja e saj kanë ndikuar gjerësisht në “standardet e bukurisë” .
“Thjesht ndihem sikur kemi ndikim të madh dhe se çfarë po bëjmë me atë fuqi?”, ajo pyeti motrat e saj më të mëdha. “Shoh kaq shumë vajza të reja në internet duke edituar plotësisht fotografitë e tyre. Edhe unë e kalova atë fazë. Ndihem sikur jam në një vend më të mirë”.
“Gjithmonë e kam dashur veten. Unë ende e dua veten. Një nga keqkuptimet më të mëdha për mua është se unë isha vetëm një fëmijë pa vetbesim dhe se bëra shumë operacione për të ndryshuar fytyrën time – gjë që është e rreme”./UBTNews/