UBT News

Kylie Jenner akuzohet se u tregua e pakujdesshme ndërsa ‘krijonte’ paleta të reja

Kylie Jenner akuzohet se nuk respekton protokollet sanitare në Kylie Cosmetics.

“Në laborator duke krijuar një magji të re për ju djema 💕 më mirë se kurrë”, shkruajti manjatja e bukurisë, shkroi ajo në një postim në Instagram, që e tregonte atë me një pallto laboratori ndërsa pozonte për foto në objektin e kompanisë së saj.

Disa nga ndjekësit e Jenner ishin të shqetësuar se flokët e saj të gjatë do të përfundonin në paletën që ajo po “krijonte”. Po ashtu, ylli i “Kardashians” nuk mbante doreza teksa trajtonte materiale të ndryshme.

“Do të gjej flokët në make up”, komentoi një prej tyre. “[A përfshin paleta] edhe flokët tuaj?” , “A nuk supozoni që të vishni doreza, maskë dhe kapele flokësh?” ishin disa nga komentet e shumta të ngjajshme.

Megjithatë, burimet tregojnë ekskluzivisht për Page Six se Jenner nuk ishte në katin e prodhimit kur u bënë fotot dhe videot. Sipas informacioneve të gazetës, ajo thjesht po rishikonte ngjyrat dhe po ideonte koncepte të reja./UBTNews/

Exit mobile version