UBT News

Ky pritet të jetë trajneri i ri i Southamptonit

Luton Toën ka konfirmuar se ata i kanë dhënë Southamptonit lejen për të folur me Nathan Jones për angazhimin e tij në postin e trajnerit.

Drejtuesit e Southamptonit janë në kërkim të një trajneir të ri pasi njoftuan se janë ndarë me Ralph Hasenhuttl.

Jones është shfaqur si i preferuari i skuadrës angleze për të pasuar Hasenhuttl dhe “The Athletic” raporton se 49-vjeçari është një nga disa opsione që Southamptoni po i shqyrton.

Në një deklaratë të klubit të lëshuar në faqen e tyre zyrtare thuhet: “Klubi i Futbollit Luton Town mund të konfirmojë se Southampton-it i është dhënë leja për të folur me Nathan Jones pas ndeshjes së ‘Hatters’ me Stoke Cityn.

“Dëshirojmë të shënojmë se klubi i Premierligës i është afruar bordit në mënyrën e duhur, për të cilën jemi mirënjohës dhe se e gjithë situata është jashtëzakonisht miqësore me Southamptoni dhe me Nathanin”, thuhet në këtë deklaratë.

Jones, i cili aktualisht është duke përjetuar periudhën e tij të dytë në krye të Lutonit, u shpall trajneri i vitit në Championship sezonin e kaluar pasi udhëhoqi Hatters deri në play-off, përpara se të humbiste nga Huddersfield Toën në gjysmëfinale.

Exit mobile version