Si duket kërkimit për trajner po i vjen fundi, pasi që Evertoni është shumë afër që ta gjejë zëvendësimin e Frank Lampard, i cili u shkarkuar këtë të hëne.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano bën të ditur se Evertoni është duke e mbyllur marrëveshjen për emërimin e Sean Dyche si trajner të ri të skuadrës.
Bisedimet janë në fazën finale, kanë mbetur të zgjidhen vetëm disa detaje të vogla sa i përket kontratës, e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2025.
Sean Dyche e njeh mirë futbollin anglez, pasi në të kaluarën ka drejtuar skuadrat si Burnley dhe Watfort.