Forma nëpër të cilën është duke kaluar Erling Haaland prej se është transferuar nga Borussia Dortmundi tek Manchester City është duke i mahnitur të gjithë.
Ai shënoi edhe dy gola të tjerë ndaj Copenhagen në Ligën e Kampionëve, gjë e cila e ka lënë pa fjalë shokun e skuadrës së tij, Jack Grealish.
“Është e pabesueshme sinqerisht. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time”, tha anësori anglez për “BT Sport”.
“Për golin e parë dhe të dytë unë vetëm qesha. Ai është gjithmonë aty. Portieri më tha diçka ndërsa po kthehesha. Ai tha ‘ai nuk është njeri!’ Unë i thashë ‘po më thua?’ Shpresojmë që ai të mund të mbajë këtë formë dhe të na çojë në lavdi”, shtoi Grealish.
Në formë të jashtëzakonshme Haaland po e tregon edhe në Premier Liga, aty ku ka shënuar 14 gola në tetë ndeshje.