UBT News

Ky lloj i ri i qumështit mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit, sipas shkencës

Nëse keni qenë sado pak kurioz për qumështin me bazë bimore, apo nëse thjesht jeni një adhurues i patates, atëherë duhet ta lexoni këtë artikull.

Kjo perime e dashur nga shumica po konsiderohet një nga zbulimet e fundit si ushqim që mund të shndërrohet në qumësht, dhe përfitimet shëndetësore të qumështit të patates mund t’ju bëjnë përshtypje.

Sipas një artikulli të postuar në uebfaqen “Plant Based News”, qumështi i patates është një trend i ardhshëm në kategorinë e qumështit me bazë bimore. Jo vetëm që thuhet se ka shije natyrale të butë (dhe cilësi disi kremoze nga niseshteja natyrore e patates), por procesi për ta bërë atë thuhet se është shumë më miqësor ndaj mjedisit, sesa shumë produkte apo lloje tjera të qumështit me bazë bimore.

Kjo ndodh sepse qumështi i patates thuhet se kërkon përgjysmë më pak kohë për t’u përgatitur, krahasuar me qumështin e tërshërës dhe vetëm dy për qind të ujit që nevojitet për ta bërë qumështin e bajameve (afërsisht shtatë litra për qumështin e patates, kundrejt 371 litrave për qumështin e bajames). Gjithashtu thuhet se procesi i përgatitjes së këtij qumështi prodhon shumë më pak dioksid karboni, krahasuar me qumështin e kafshëve.

Mund t’ju befasojë të mësoni disa nga përfitimet unike shëndetësore të patates që mund të transferohen në qumështin e saj. Këtu mund të përfshihen edhe antioksidantët. Thuhet se patatet me ngjyrë, si lëkura e purpurt, japin sasinë më të madhe të antioksidantëve që mund të neutralizojnë radikalet e lira që mund të shkaktojnë kancer. Patatet gjithashtu përmbajnë magnez, kalium, fibra, madje edhe vitaminë C.

Megjithëse qumështi i patates ende nuk është hedhur në masë të madhe në treg, bëhet e ditur se marka skandinave e qumështit të patates, “Dug”, ka filluar t’i shes tri lloje të këtij produkti në Britani të Madhe dhe në Suedi.

Bëhet e ditur se 100 mililitra qumësht patateje i përmbajnë 1.5 gram yndyrë, 4.4 gram karbohidrate (me dy gram sheqer) dhe 15% të dozës së rekomanduar ditore të kalciumit.

Exit mobile version