UBT News

Ky është ylli i Milanit që po mahnit botën me golat e tij

Gjigandi italian AC Milan ka në akademi një sulmues i cili për moshën që e ka është duke e mahnitur botën me statistikat e tij personale.

Bëhet fjalë për sulmuesin 13 vjeçar Francesco Camarda, i cili tani është duke e kaluar vitin e tij të pestë me të rinjtë e Milanit, përcjell KosovaPress.

Siç është raportuar nga gazetari Sciabolata Morbida, Camarda ka regjistruar 247 gola në 40 ndeshje në sezonin 2017/18. Formën e mirë 13 vjeçari e ka vazhduar edhe në sezonin 2018/19, ku në 31 ndeshje ka shënuar 172 gola dhe në sezonin 2019/20, në 16 ndeshje kishte regjistruar 64 gola.

Në përgjithësi, ylli i akademisë së Milanit Camarda ka regjistruar 483 gola në 87 ndeshje mbi emrin e tij, ku mesatarisht 13 vjeçari ka shënuar 5.5 gola për ndeshje.

Exit mobile version