UBT News

Ky është transferimi i ri i Lirisë

Edhe pse ka filluar sezoni i ri i Superligës së Kosovës, skuadra e Lirisë nuk po ndalet me transferime.

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Liria e ka konfirmuar transferimin e Festim Alidemas.

Ish-futbollisti i Llapit ishte shumë pranë kalimit në kampionatin turk, por që transferimi i tij dështoi.

Këtë gjë e shfrytëzoi më së miri skuadra e Lirisë, e cila tani e transferon Alideman.

Sezonin e kaluar, Alidema arriti të bëj 38 paraqitje në të gjitha garat për Llapin, duke regjistruar shtatë gola dhe 12 asistime mbi emrin e tij.

Ndërkaq, gjatë karrierës së tij, Alidema u paraqit për skuadrat si Vllaznia, Slaven Belupo, HRV Dragovoljac, Drita e Llapi.

Exit mobile version