Romelu Lukaku do të luajë për Romën në këtë sezon pasi sulmuesi belg ka arritur marrëveshje me skuadrën që drejtohet nga trajneri Jose Mourinho.
Ish-sulmuesi i Interit zbarkoi në aeroportin Ciampino të martën, i mirëpritur nga më shumë se 5000 tifozë.
Ai tashmë ka kryer testet mjekësore me skuadrën e José Mourinhos dhe Roma do të njoftojë transferimin e tij sot.
Të gjitha gazetat sportive italiane, përfshirë Corriere dello Sport, pretendojnë se Lukaku do të veshë fanellën me numër 90.
30-vjeçari ka veshur të njëjtin numër te Interi sezonin e kaluar.
Lukaku do të stërvitet për herë të parë me bashkëlojtarët e tij të rinj sot, por nuk pritet të jetë në dispozicion kundër Milanit të premten. Ish-sulmuesi i Interit ka qenë duke u stërvitur veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës së Chelseat gjatë gjithë verës.
Lukaku i është bashkuar Romës në formë huazimi deri në fund të sezonit, duke rënë dakord për të ulur pagën për t’u transferuar në Itali për herë të tretë në karrierën e tij.