Aktori është pjesë e filmit “The Whale” të regjisorit Darren Aronofsky.
Aktorët e Hollivudit janë karakterizuar gjithmonë nga ndryshime të vazhdueshme fizike për të hyrë në rolin e personazheve të tyre, por Brendan Fraser e ka çuar këtë nivel në lartësi të paimagjinueshme.
Aktori karizmatik fitoi deri në 270 kilogramë për rolin e tij.
Në këtë film ai luan Charlie, një burrë i moshës së mesme që jeton me obezitet morbid që arrin 272 kilogramë peshë (600 paund), pas vitesh të tëra duke u ushqyer sikur nuk ka të nesërme, kjo për t’u përballur me fajin e lënies së familjes së tij për të dashurin e tij homoseksual.
Sadie Sink (Maks Mayfield e “Stranger Things”) luan bashkë me Fraser, duke luajtur “Ellie”, vajzën me të cilën ai do të kërkojë të rilidhet pasi e braktisi vite më parë. Kasti përfshin gjithashtu Hong Chau, Samantha Morton dhe Ty Simpkins./UBTNews/