UBT News

Ky është lojtari më i vlerësuar nga ndeshja Argjentinë 1-2 Arabi Saudite

Argjentina ka pësua disfatë tronditëse në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror duke u mposhtur nga Arabia Saudite me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Grupin C.

Fillimisht baraspeshën në rezultat e ktheu Al Shehri duke shënuar në minutën e 48’ për 1-1 dhe pastaj Al Dawari përmbysi gjithçka pesë minuta më vonë duke realizuar për 2-1 dhe rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje.

Më i miri i këtij ballafaqimi ishte portieri i Arabisë Saudite, Owals, i cili u vlerësua me notën 7.9, kurse më i dobëti në fushë ishte portieri i Argjentinës, Martinez, me notën 5.7.

Lionel Messi nga i cili pritej shumë më tepër se sa një gol nga ky takim u vlerësua me notën 7.5.

Kjo humbje mund ta komplikojë tej mase situatën në grup për Argjentinën pasi do të përballet edhe me dy rivalë të vështirë, siç janë Polonia dhe Meksika.

Exit mobile version