UBT News

Ky është lojtari i PSG-së që Barcelona e kërkonte me ngulm

Në mesin e shumë përgjigjeve ndaj pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp, Lionel Messi ka zbuluar edhe lojtarin e PSG-së që Barcelona e dëshironte ta kishte në “Camp Nou”.

Ai ka thënë se mesfushori italian, Marco Verrati, ishte gjithmonë në vëmendjen e gjigantit katalanas por që nuk ia dolën ta transferonin.

“Verratti është një lojtar i madh. Në Barça atë e dëshironin aq shumë dhe sot ne duhet të luajmë së bashku këtu në PSG. Ai është një fenomen dhe unë e njoha si person. Ai është spektakolar. Jo vetëm Marco, por të gjithë ata që janë këtu. Kjo vërtetë është një skuadër e madhe dhe unë shpresoj që ta jap kontributin tim”, deklaroi ai.

Messi erdhi në PSG si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Barcelonën.

Exit mobile version