Barcelona është e gatshme t’i ofrojë Pierre-Emerick Aubameyangut vazhdimin e karrierës në “Camp Nou” nëse ai vendosë të largohet nga Arsenali. Sulmuesit nga Gaboni iu hoq shiriti i kapitenit ditën për shkak të mungesës së disiplinës.
Barça është e etur të shtojë një sulmues në skuadër me Sergio Agueron që njoftoi tërheqjen nga futbolli dhe mund ta rishikojë mundësinë për transferimin e 32-vjeçarit.
Megjithëse paga e tij e lartë mund të jetë një problem, “The Independent” raporton se hierarkia e klubit nga “Camp Nou” është e gatshme ta investojë për ta plotësuar organikën e skuadrës në dispozicion të Xavit.
Nga ana tjetër, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta refuzoi të konfirmonte nëse Aubameyang do të luante përsëri për klubin që ai e drejton.
“Vendimi që kemi marrë si klub është shumë i qartë. Kjo është për shkak se ne besojmë se ai ka dështuar të jetë i përkushtuar në nivelin që ne të gjithë presim dhe pajtohemi. Është kaq e thjeshtë”, tha Arteta.
“Ajo që pres nga çdo person në këtë klub, është pasioni dhe që secili të japë absolutisht 100%, që ta vendosë klubin përballë çdo interesi personal. Mund të dëgjosh individë dhe të kuptosh kultura të ndryshme, por ai përkushtim dhe pasion duhet të jetë aty. Fatkeqësisht, nuk ishte.”, tha më tutje Arteta.
Ka gjithashtu sugjerime që Barça mund të kërkojë të bëjë një marrëveshje shkëmbimi që do të dërgonte Ousmane Dembele në “Emirates”.