UBT News

Ky është kabineti i Liz Truss

Kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka përfunduar mbledhjen e ekipit të saj të kabinetit.

Në ekipin e saj kryesor, Truss ka emëruar:

Sekretar – Kwasi Kwarteng, më parë ka qenë sekretar për biznis
Sekretare e Brendshme – Suella Braverman
Sekretar i Jashtëm – James Cleverly, më parë ka qenë sekretar arsimi
Zëvendëskryeministre – Therese Coffey
Sekretare e Shëndetësisë – përsëri Coffey, e cila është një aleate e ngushtë i Truss
Sekretare e Arsimit – Kit Malthouse
Sekretar i Mbrojtjes – Ben Wallace
Kancelar i Dukatit të Lancasterit – Nadhim Zahawi. Ai është gjithashtu ministër për marrëdhëniet ndërqeveritare dhe ministër për barazitë.
Sekretar i strategjisë së biznesit dhe energjisë – Jacob Rees-Mogg
Sekretare e Kulturës – Michelle Donelan
Sekretar i Departamentit për Strehimin dhe Komunitetet – Simon Clarke
Sekretar i Mjedisit – Ranil Jayawardena
Sekretare e tregtisë ndërkombëtare – Kemi Badenoch
Sekretare e punës dhe pensioneve – Chloe Smith
Sekretare e Transportit – Anne-Marie Trevelyan
Sekretar i Drejtësisë – Brandon Lewis
Sekretari i Irlandës së Veriut – Chris Heaton-Harris
Sekretari i Skocisë – Alister Jack
Sekretari i Uellsit – Sir Robert Buckland
Presidenti i COP – Alok Sharma
Udhëheqës i Commons, rol që ka për detyrë të kujdeset për legjislacionin – Penny Mordaunt

Kryesekretari i ri i Thesarit, Chris Philp, Prokurori i Përgjithshëm Michael Ellis, Ministrja e Zyrës së Jashtme, Vicky Ford dhe ministri i Sigurisë, Tom Tugendhat do të marrin pjesë gjithashtu në kabinet.

James Heappey bëhet ministër për forcat e armatosura dhe veteranët, ndërsa Graham Stuart është ministër i klimës dhe Edward Argar është drejtori i ri i pagave./UBTNews/

Më poshtë gjeni listën e atyre që nuk do të kthehen në kabinet:

Exit mobile version