Vetëm 24 vjeçare, Bella Hadid ka paraqitje të paharrueshme në tapetin e kuq. Por së fundmi ajo zbuloi se një nga fustanet që ka veshur edhe kësaj ditë e bën të turpërohet.
Në një intervistë për Vogue, ajo tha se bëhet fjalë për fustanin e kuq që e veshi në Kanë në vitin 2016.
“Kjo është dukshëm një moment ikonik në tapet”, tha ajo për fustanin.
“Isha shumë nervoze në këtë fustan”, shtoi ajo. “Dukem shumë seksuale. Isha nervoze për kamerat, grimi e tepërt, dhe shumë nervoze për çarjen e fustanin”.
“Turpërohem edhe sot e kësaj ditë”, vazhdoi ajo. “Edhe pse fustani ishte i mrekullueshëm, thjesht nuk ndihesha vetja në të”. /Prive.al